“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e zhvilloi Betejën e Çlirimit (të Mekës) në Ramazan.” Ibn Shihabi ka thënë: “E kam dëgjuar ibn Musejebin të tregojë ngjashëm me këtë.” Ibn Shihabi po ashtu transmeton nga Ubejdullahu se Ibn Abasi ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ agjëroi derisa arriti në vendin Kedid, - burim mes Kudejdit dhe Usfanit (afër Mekës), - ku e ndërpreu agjërimin. Kështu veproi derisa përfundoi muaji.””