“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ udhëtoi gjatë muajit Ramazan (për në Mekë) dhe agjëroi derisa arriti te vendi Usfan. Më pas, kërkoi një enë me ujë, piu ditën, në mënyrë që ta shihnin njerëzit, dhe e prishi agjërimin, derisa arriti në Mekë.” Ibn Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ, në udhëtim, herë agjëronte, herë hante. Andaj, kush të dojë, le të agjërojë, e, kush të dojë, le të hajë.””