“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muavi ibn Kurra se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në devenë e tij, duke e lexuar suren Fet'h duke e dridhur zërin.” Abdullahu shton: “Sikur të mos frikësohesha se do të mblidheshin njerëzit rreth meje, do ta dridhja zërin ashtu siç e dridhte ai.””