“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë ditën e Çlirimit, përreth Qabesë gjendeshin diku treqind e gjashtëdhjetë puta. Ai i shtynte me një shkop, që e kishte në dorë, dhe thoshte: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta u shkatërrua, e vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet sërish.””