“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Mekë, refuzoi të hynte në Qabe, sepse aty kishte idhuj, prandaj urdhëroi që të nxirreshin. Prej aty nxorën një pikturë, ku shihej Ibrahimi dhe Ismaili duke mbajtur idhuj në duar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu i vraftë (idhujtarët) ! Ata e dinin mirë se këta (Ibrahimi dhe Ismaili) kurrë nuk hodhën shigjeta për të kërkuar fatin.” Pastaj hyri në Qabe, bëri tekbir në anët e saj dhe doli pa u falur brenda. Transmetimin e Abdusamedit e fuqizon Mameri nga Ejubi. Ndërkaq Vuhejbi ka thënë: “Na ka treguar Ejubi nga Ikrime, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””