“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Is'haku tregon: “Një burrë vajti te Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeti: “O Ebu Umare! A ia ke kthyer shpinën frontit ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Sa më përket mua, unë dëshmoj për Pejgamberin ﷺ se ai nuk ia ktheu shpinën frontit, por ata që ishin në radhët e para të ushtrisë. Hevazinët i gjuajtën me shigjeta, ndërsa Ebu Sufjan ibn Harithi e mbante për kapistër mushkën e tij të bardhë, kurse Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.””