“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “Dikush e pyeti Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërkohë unë po e dëgjoja: “A ia keni kthyer shpinën frontit me Pejgamberin ﷺ ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Sa i përket Pejgamberit ﷺ, jo. Havazinët ishin shenjëtarë. Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.””