“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “E kam dëgjuar Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur një pjesëtar i fisit kajs e pyeti: “A keni ikur nga i Dërguari i Allahut ﷺ ditën e Hunejnit?” Berai tha: “Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka ikur. Hevazinët kanë qenë shenjëtarë dhe, kur ne i sulmuam, i mundëm. Atëherë iu vërsulëm presë së luftës, ndërsa ata na pritën me shigjeta. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjan ibn Harithi po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim.” Israili dhe Zuhejri transmetojnë: “Pejgamberi ﷺ zbriti prej mushkës së tij.””