“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Omeri ka thënë: O i Dërguari i Allahut!... [t]: Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pasi u kthyem prej Hunejnit, Omeri e pyeti Pejgamberin ﷺ për një zotim që e kishte bërë në kohën e injorancës se do të bënte itikaf. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi ta përmbushë zotimin.” Disa kanë thënë: “E ka transmetuar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu e ka transmetuar Xherir ibn Hazimi dhe Hamad ibn Seleme nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””