“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Një ditë) Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe brenda gjeti një muhaneth. Unë e dëgjova muhanethin duke i thënë Abdullah ibn Ebu Umejes: “O Abdullah, nëse nesër Allahu jua mundëson ta çlironi Taifin, merre të bijën e Gajlanit, sepse ajo ka katër tule barku para, që nga mbrapa duken tetë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Këta të mos hyjnë në mesin tuaj (te gratë) .” Ibn Ujejne ka thënë: “Na ka treguar Ibn Xhurejxhi: “Ky muhaneth ishte Hiti.” Mahmudi ka thënë: “Këtë na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, si dhe ka shtuar. Atëkohë, Pejgamberi ﷺ e kishte rrethuar Taifin.””