“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po rrija me Pejgamberin ﷺ dhe Bilalin në Xhiëranë, vend mes Mekës dhe Medinës, erdhi një beduin dhe iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “A po ma përmbush atë që më pate premtuar?” - “Të përgëzoj!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Shumë shpesh po më thua: “Të përgëzoj”, - i tha. Pejgamberi ﷺ u kthye nga unë dhe Bilali, disi ishte i hidhëruar, dhe tha: “Ai e refuzoi përgëzimin, andaj pranojeni ju.” - E pranuam, - thamë ne. Pastaj Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë me ujë, me të cilin i lau duart dhe fytyrën, shpëlau gojën, pastaj na tha: “Pini prej kësaj ene, lani fytyrat dhe gushët tuaja me të dhe përgëzohuni.” Ne dy e morëm enën dhe vepruam siç na tha. Atëherë Umu Seleme, e cila ishte pas perdes, thirri: “Lëreni pak për nënën tuaj.” Kështu, ne i lamë edhe asaj një pjesë të ujit.””