“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ plaçkën ua ndau kurejshëve. Në atë rast ensarëve u mbeti hatri. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u tha: “A nuk jeni të kënaqur që, teksa njerëzit kthehen me dynja, ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ?” - Po, - thanë ensarët. - “Sikur njerëzit të ndiqnin një luginë, - ose ka thënë: një grykë, - unë do ta ndiqja luginën, - ose ka thënë: grykën - e ensarëve”, - u tha Pejgamberi ﷺ.””