“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hunejnit, kur Pejgamberi ﷺ shpërndau plaçkën e luftës, një burrë ensar tha: “Me këtë (ndarjen e kësaj preje) nuk ka synuar kënaqësinë e Allahut.” Unë shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, sakaq atij iu ndryshua fytyra (nga zemërimi), pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Ai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.””