“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hunejnit, Pejgamberi ﷺ privilegjoi disa njerëz (me plaçkë të luftës). Akrait i dha njëqind deve, Ujejnes i dha po aq dhe u dha disa të tjerëve. Një burrë tha: “Me ndarjen e kësaj preje nuk është synuar kënaqësia e Allahut.” Unë thashë: “Do t'i tregoj Pejgamberit ﷺ për këtë.” (Pasi i tregova) ai tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Ai është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.””