“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë, në krye të të cilëve caktoi një burrë ensar dhe i urdhëroi t'i binden atij. (Një ditë) ai u zemërua dhe tha: “A nuk ju ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ të më bindeni mua?” - Po, - i thanë ata. - Më mblidhni dru! - tha ai. Ata ia mblodhën, pastaj ai u tha: “Ndizni një zjarr!” Kur ata e ndezën, ai u tha: “Hyni në të!” Disa deshën të hyjnë, por disa të tjerë i kapën (e i ndaluan) dhe thoshin: “Ne ikëm te Pejgamberi ﷺ nga zjarri!” Dhe vazhduan këtë derisa zjarri u fik. Kështu, atij i kaloi zemërimi. Kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, tha: “Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin prej tij deri në Ditën e Kiametit. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të lejuara.””