“Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri. [t]: Nuajmi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Halid ibn Velidin te fisi benu xhedhime, për t'i ftuar në Islam, por ata nuk ditën të thonë: “Eslemna (pranuam Islamin)”, mirëpo thoshin: “Sabe'na, Sabe'na! (e ndërruam fenë, e ndërruam fenë).” Atëherë, Halidi disa i vrau, disa i zuri robër. Pastaj, çdonjërit prej nesh na dha nga një rob. Më pas, Halidi na urdhëroi që secili prej nesh ta vrasë robin e tij. Unë i thashë: “Për Allahun, unë nuk e vras robin tim dhe askush prej shokëve të mi nuk do ta vrasë robin e vet.” Pastaj shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i treguam për këtë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha dy herë: “O Allah! Unë distancohem nga ajo që ka bërë Halidi!””