“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë luftarake në drejtim të Nexhdit, në mesin e të cilëve isha edhe unë. Hisja e secilit prej nesh nga plaçka e luftës ishte dymbëdhjetë deve. Më pas, secilit iu dhurua nga një deve shtesë, kështu që u kthyem me nga trembëdhjetë deve.””