“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Amër ibn Mejmuni tregon: “Kur Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) arriti në Jemen, ua fali atyre sabahun dhe lexoi: “... Allahu e mori Ibrahimin për të dashurin më të ngushtë” (Nisa, 125) Atëherë, një njeri tha: “I është kënaqur zemra nënës së Ibrahimit.” Muadh ibn Muadh Temimi, duke transmetuar nga Shuëbe, e ky nga Habibi, e ky nga Seidi, shton se Amri ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen. Një ditë, Muadhi e lexoi suren Nisa në namazin e sabahut dhe, kur e lexoi ajetin: “... Allahu e mori Ibrahimin për të dashurin më të ngushtë”, një njeri prapa tij tha: “Vërtet i është kënaqur zemra nënës së Ibrahimit”.”