“Ahmed ibn Othmani më ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusuf ibn Is'hak ibn Ebu Is'haku, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi në krye me Halid ibn Velidin në Jemen. Pastaj, Pejgamberi ﷺ e dërgoi Aliun në vend të tij dhe i tha: “Thuaju shokëve të Halidit: ai që do të mbetet me ty (o, Ali) , le të mbetet, e, kush të dojë, le të kthehet.” Unë isha prej atyre që mbetën me Aliun dhe fitova disa okë ari nga preja e luftës.””