“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Ali ibn Suvejd ibn Menxhufi, e ky nga Abdullah ibn Burejde se babai i tij Burejde Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Aliun te Halidi për ta marrë një të pestën e presë së luftës. Unë e urreva Aliun. 1 Pasi u pastrua, i thashë Halidit: “A nuk po e sheh këtë (çfarë ka bërë)?” Më pas, kur shkuam te Pejgamberi ﷺ, ia përmenda këtë ngjarje, e në atë rast ai më tha: - “O Burejde, e urren Aliun, vallë?” - Po, - i thashë. Më tha: “Mos e urrej, sepse ai ka edhe më shumë hise në një të pestën e presë.””