“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Aliun të mbetet në ihram.” Muhamed ibn Bekri transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se (gjithashtu) Xhabiri tregon: “Ali ibn Ebu Talibi erdhi prej Jemenit, me pasurinë që kishte mbledhur atje, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pyeti: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram, o Ali?” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj Aliu. - “Ther një kurban dhe qëndro në ihram, ashtu siç je”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, Aliu ndali një kurban për vete.””