“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton: “Në Betejën e Ushtrisë së Gjetheve të Pemës, udhëheqës yni ishte Ebu Ubejde. Gjatë rrugës, na kaploi një uri shumë e madhe. Atëherë, deti na hodhi një balenë të ngordhur. Asnjëherë nuk kemi parë sikurse ajo (në madhësi), të cilën e quanin balena kokëmadhe. Hëngrëm prej saj gjysmë muaji. Pastaj Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe një kalorës kaloi nën të (nën harkun e saj).” Ebu Zubejri më ka rrëfyer se e ka dëgjuar Xhabirin duke thënë: “Ebu Ubejde na tha: “Hani prej saj.” Kur arritëm në Medinë, i treguam Pejgamberit ﷺ për këtë, e në atë rast ai na tha: “Hani prej furnizimit që Allahu jua ka nxjerrë dhe na jepni edhe neve, nëse keni me vete.” Atëherë, dikush i solli një pjesë, prej së cilës hëngri edhe ai.””