“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na dërgoi (në një ekspeditë) me treqind kalorës, në krye me Ebu Ubejde ibn Xherrahun, për t'i dalë në pritë karvanit të kurejshëve. Qëndruam në bregdet gjysmë muaji dhe na kaploi uri e madhe, saqë hëngrëm edhe gjethe pemësh, e për këtë, ajo ushtri u quajt Ushtria e Gjetheve të Pemës. (Një ditë) deti na hodhi një kafshë, që i thoshin balenë kokëmadhe, prej së cilës hëngrëm gjysmë muaji dhe i lyem trupat me dhjamin e saj, saqë e kthyem fuqinë dhe shëndetin si më parë. Pastaj, Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe e shtriu në tokë (duke formuar një hark me të), e zgjodhi njeriun me të gjatë nga mesi i ushtrisë me një deve dhe kaluan nën të.” Xhabiri shton: “Njëri nga njerëzit i theri tri deve, pastaj tri të tjera, pastaj tri të tjera, derisa e ndali Ebu Ubejde.” Amri thoshte: “Na ka rrëfyer Ebu Salihu se Kajs ibn Sadi i tha babait të tij (Sadit): “Unë isha në atë ushtri dhe, kur i kaploi uria, thera tri deve. Pastaj sërish, kur i kaploi uria, thera edhe tri të tjera. Kur i kaploi uria për së treti, thera edhe tri të tjera. Herën e katërt, kur doja të therja, Ebu Ubejde më ndali.””