“Abdullah ibn Muhamedi dhe Is'hak ibn Nasri më kanë thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Zaide, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esved ibn Jezidi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe vëllai im erdhëm nga Jemeni (në Medinë) dhe qëndruam një kohë. Ne mendonim se Ibn Mesudi dhe nëna e tij ishin anëtarë të familjes së Pejgamberit ﷺ, për shkak të hyrjes së shpeshtë tek ai dhe shoqërimit të shumtë me të.””