“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Sahra Xhami ibn Shedadi, e këtij i ka treguar Safvan ibn Muhriz Maziniu se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup pjesëtarësh të fisit benu temim erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili u tha: “O benu temimë, përgëzohuni!” Ata i thanë: “ Meqënëse na përgëzove, tani na jep diçka.” Atëherë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i ndryshoi fytyra. Kur erdhën banorët e Jemenit, Pejgamberi ﷺ u tha: “O banorë të Jemenit, pranojeni myzhdenë, pasi që benu temimët nuk e pranuan.” Ata i thanë: “E pranuam, o i Dërguari i Allahut.””