“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imani është nga atje, - dhe bëri me dorë nga Jemeni. - Me të vërtetë, zemrat e ngurta dhe të vrazhda i gjen ndër blegtorët që mbajnë devetë për bishta, aty ku paraqiten brirët e shejtanit, në fiset rebia dhe mudar.””