“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Dhekvani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju kanë ardhur banorët e Jemenit. Ata kanë zemra të buta dhe të dhimbshme. Imani dhe urtësia janë jemenase. Mburrja dhe mendjemadhësia janë te pronarët e deveve, ndërsa qetësia dhe përulja janë te pronarët e deleve. ” Gunderi transmeton nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani: “E kam dëgjuar Dhekvanin nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””