“Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po shkoja te Pejgamberi ﷺ (në Medinë), gjatë rrugës recitoja: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme! Që nga vendi i mosbesimit më shpëtoi.” Gjatë rrugës më iku një rob, por, kur shkova (në Medinë) dhe ia dhashë besën Pejgamberit ﷺ, në ndejë e sipër me të, u paraqit robi. Pejgamberi ﷺ më tha: - “O Ebu Hurejre, ja robi yt!” - Është i lirë për hir të Allahut, - i thashë dhe kështu e lirova.””