“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Amër ibn Hurejthi se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajta me një delegacion tek Omeri, ndërsa ai filloi t'i thërriste një nga një me emra. Unë i thashë: - A nuk po më njeh, o prijës i besimtarëve? - Sigurisht. Ti e ke pranuar Islamin kur ata kanë mohuar, ti ke ecur përpara kur ata janë zmbrapsur, ke mbajtur fjalën kur ata kanë tradhtuar dhe ke ditur kur ata kanë injoruar, - tha Omeri. - Atëherë, nuk mërzitem, pra, - tha Adiu.””