“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka rrëfyer Enes ibn Ijadi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu, e këtij i ka treguar Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Në Haxhin Lamtumirës, Pejgamberi ﷺ i urdhëroi gratë e tij të lirohen nga ihrami (pas umrës).” Unë i thashë: “Po ty, çfarë po të pengon (të lirohesh nga ihrami)?” - “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, andaj nuk lirohem pa e therur kurbanin”, - tha Pejgamberi ﷺ.””