“Bejani më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Kajsi, e ky e ka dëgjuar Tarikun se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vajta te Pejgamberi ﷺ në Bat'ha, e në atë rast më tha: - “Je nisur për haxh?” - Po, - i thashë. - “Në çfarë lloj ihrami ke hyrë (të haxhit apo umrës) ?” - Kam hyrë me nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ, - i thashë. - “Bëj tavaf rreth Qabesë, ec mes Safasë dhe Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - tha ai. Bëra tafavin rreth Qabesë, eca mes Safasë dhe Mervës, pastaj shkova te një grua e fisit kajs, e cila m'i kontrolloi flokët (për morra).””