“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi haxhiu kryen tavafin rreth Qabesë, atëhere është liruar nga ihrami.” Ibn Xhurejxhi e pyeti Atain: “Nga e ka marrë këtë Ibn Abasi?” - Nga fjala e Allahut të Madhëruar: “... pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë”, (Haxh, 33) si dhe nga urdhri i Pejgamberit ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, dhënë shokëve të tij që të lirohen nga ihrami, - tha Atai. - Kjo ishte pas qëndrimit në Arafat, - tha Ibn Xhurejxhi. - Ibn Abasi ishte i mendimit se kjo lejohet para dhe pas (qëndrimit në Arafat), - tha Atai.””