“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Safije bint Hujejit, gruas së Pejgamberit ﷺ, i erdhën menstruacionet në Haxhin e Lamtumirës. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Do të na vonojë?” - Ajo e ka kryer tavafin e haxhit rreth Qabesë, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. - “Atëherë, le të niset!” - tha ai.”