“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjan Theuriu, e ky nga Kajs ibn Muslimi se Tarik ibn Shihabi transmeton: “Disa hebrenj i thanë Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sikur të na kishte zbritur neve ky ajet, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.” Omeri u tha: “Cili qenka ky ajet?” Ata i thanë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. ” (Maide, 3) Omeri iu përgjigj: “Unë e di shumë mirë vendin ku ka zbritur ky ajet. Ka zbritur teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po qëndronte në këmbë në Arafat.””