“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Esved Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm rrugës për në Haxhin e Lamtumirës. Disa prej nesh hynë në ihram për umre, disa vetëm për haxh e disa të tjerë e bashkuan haxhin me umrën, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në ihram vetëm për haxh. Ata që kishin hyrë në ihram vetëm për haxh ose që i kishin bashkuar haxhin me umrën, nuk u liruan nga ihramët deri ditën e Bajramit të Kurbanit.” Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, i cili thotë: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ në haxhin lamtumirës.” Po ashtu, Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku njëjtë.”