“Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bekri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Atain, e këtij i ka rrëfyer Safvani, i biri i Jala ibn Umejes, se babai i tij Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ isha në Betejën e Vështirësisë (në Tebuk), gjë të cilën e konsideroj si veprën time më të mirë.” Atai transmeton nga Safvani se Jala ka thënë: “Me vete kisha një argat, i cili u grind me një njeri dhe kështu njëri i kafshoi dorën tjetrit. Ky i dyti e tërhoqi dorën me rrëmbim prej gojës së atij që ia kafshoi dhe ia nxori dhëmbin prerës. Ai shkoi te Pejgamberi ﷺ (për t'u ankuar), por Pejgamberi ﷺ nuk caktoi shpagim për dhëmbin e rënë dhe tha: “Vallë, ta ka vendosur dorën e vet në gojë, që t'ia kafshosh sikurse ta vendoste në gojë të devesë mashkull për t'ia kafshuar?””