“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ kaloi pranë Hixhrit (vendbanimit të themudit), tha: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes, përveçse duke qarë, në mënyrë që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata!” Pastaj e mbuloi kokën dhe nxitoi derisa e kaloi luginën.””