“Junusi transmeton nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ gjatë sëmundjes së vdekjes thoshte: “Oj Aishe, ende po e ndiej dhimbjen që ma pati shkaktuar ushqimi që e pata ngrënë në Hajber. Kjo është koha kur po e ndiej këputjen e damarit (të zemrës) nga ai helm.””