“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Umu Fadël bint Harithi ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar suren Murselat në namazin e akshamit, pas së cilës nuk na ka falur më asnjë namaz deri kur vdiq.””