“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sulejman Ahveli, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dita e enjte! E çfarë është dita e enjte? Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shtuan dhimbjet dhe tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.” Por, të pranishmit filluan të debatonin, ndërkohë në prani të një pejgamberi nuk lejohet debati. Disa thanë: “Çfarë ka, vallë? E ka kapluar agonia? Pyeteni!” E, kur ata filluan ta pyesin, Pejgamberi ﷺ tha: “Lërmëni, sepse gjendja që unë ndodhem tani është më e mirë sesa ajo në të cilën ju po më ftoni.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ i la tri amanete: “Dëboni idhujtarët nga Siujdhesa Arabe; shpërbleni delegacionet ashtu siç i shpërbleja unë” , - ndërsa për të tretën heshti, - ose ka thënë: e kam harruar.””