“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në agoninë e vdekjes e në shtëpinë e tij ndodheshin ca burra, tha: “Më sillni një letër, t'ju shkruaj një amanet, pas të cilit nuk do të devijoni kurrë.” Dikush tha: “Të Dërguarin e Allahut ﷺ e ka kapluar dhimbja, ndërkohë ju e keni Kuranin. Na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grinden. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin diçka tjetër. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtime, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Largohuni!” Ubejdullahu transmeton se Ibn Abasi thoshte: “Ç'fatkeqësi e madhe që e penguan të Dërguarin e Allahut ﷺ ta shkruajë atë letër, për shkak të asaj fjalosjeje dhe shamate mes tyre.””