“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte i mbështetur tek unë, para se të vdiste, e dëgjova me vëmendje duke thënë: “O Allah! Më fal e më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë (e lartë) !””