“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Hilal Vezani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, gjatë sëmundjes, prej së cilës nuk u çua më, ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Po të mos ishte kjo fjalë, do të ekspozohej varri i tij. Ai frikësohej se varrin do t'ia shndërronin në faltore.””