“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Pejgamberi ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Kur ai sëmurej, ndonjëra prej nesh (grave) i lexonim lutje atij. Teksa unë isha duke i lexuar lutje, ai e ngriti kokën nga qielli dhe tha: “Në shoqërinë e lartë! Në shoqërinë e lartë!” Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit, erdhi me një degë të njomë (misvak) në dorë, të cilën Pejgamberi ﷺ e shikoi. Kuptova se ai kishte nevojë për të, andaj e mora misvakun, e kafshova majën, e shkunda e ia dhashë atij. Ai i pastroi dhëmbët si është më së miri. Pastaj ma dha, kurse dora iu lëshua, - ose ka thënë: misvaku i ra prej dorës. - Kështu, Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën në ditën e fundit të kësaj bote dhe ditën e parë të ahiretit.””