“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, dhe ka shtuar, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte në sëmundjen e vdekjes, i dhamë ilaç me imponim (në qoshe të gojës), megjithëse ai na bënte me shenjë të mos i jepnim. Ne thoshim: “ Është thjesht antipatia e të sëmurit ndaj ilaçit.” Por, kur u kthjell, na tha: “A nuk ju ndalova të më jepnit ilaç me imponim?!” I thamë: “Mendonim se ishte thjesht antipatia e të sëmurit nga ilaçet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Askush në shtëpi të mos mbesë pa marrë ilaç në këtë formë - para syve të mi - përveç Abasit, se ai nuk ishte me ju!” Ibn Ebu Zinadi transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ.”