“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ez'heri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon se dikush, në prani të Aishes, përmendi se Pejgamberi ﷺ i ka lënë Aliut testament. Ajo tha: “Kush e ka thënë këtë, ndërkohë që unë e mbaja Pejgamberin ﷺ të mbështetur në gjoksin tim? Ai kërkoi një enë, pastaj u lëshua dhe vdiq, ndërsa unë nuk e hetova. E si ia paska lënë testamentin Aliut?!””