“Ebu Asim Dahak ibn Mahledi transmeton nga Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e caktoi udhëheqës (të ushtrisë) Usame ibn Zejdin. Disa njerëz folën për të (udhëheqjen e tij), e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Jam informuar se ju keni folur për Usamen, ndërsa ai është njeriu më i dashur tek unë.””