“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ushtri, në krye të së cilës caktoi Usame ibn Zejdin. Disa njerëz folën për udhëheqjen e tij, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ju po flisni për udhëheqjen e tij, ndërkohë edhe më herët keni folur për udhëheqjen e babait të tij. Betohem në Allahun se ai ishte meritor për udhëheqje dhe ishte ndër njerëzit më të dashur tek unë. Pas tij edhe ky është ndër njerëzit më të dashur tek unë.””