“Esbegu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Ibn Ebu Habibi se Ebu Hajr Merthed ibn Abdullahu tregon: “E pyeta Abdullah ibn Usejle Senabihun: “Kur ke bërë hixhret?” - Patëm dalë nga Jemeni si muhaxhirë derisa arritëm në Xhuhfe. Aty erdhi një kalorës, të cilin e pyeta: “Na trego ndonjë lajm?” Ai tha: “Para pesë ditësh e kemi varrosur Pejgamberin ﷺ”, - tha Senabihu. - A ke dëgjuar diçka në lidhje me Natën e Kadrit? - e pyeta. - Po, Bilali, muezini i Pejgamberit ﷺ, më ka treguar se ajo është në shtatëshen e dhjetëshit të fundit, - iu përgjigj Senabihu.””