“Muhamedi na ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Mehdiu, e ky nga Ibn Mubareku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Benu israilët qenë urdhëruar me këto fjalë: “... duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” , (Bekare, 58) por ata hynë (në qytet) zvarrë, të kthyer mbrapshtë, dhe fjalën hitah (falna mëkatet) e zëvendësuan me fjalën hintah (kokërr gruri) .””